Lajme
Austri: Nga sot, rregulla të reja COVID-19
Njoftim lidhur me rregullat e reja COVID-19
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka bërë një njoftim të ri të rregullave që sot do të implikohen në shtetin austriak, shkruan albinfo.at.
Sipas rregullave thuhet se: Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve, nga dita e sotme, më 8.11.2021, rregulli 2G ka hyrë në fuqi në gjithë Austrinë.
Rregull tjetër, vetëm ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar kanë akses në hotele, restorante, parukeri ose në evente me 25 ose më shumë persona.
Po ashtu, maska FFP2 është e detyrueshme në të gjitha ambientet publike, dyqane, muze, biblioteka, koncerte etj.
Nga sot, pasaporta jeshile me vaksinim humb vlefshmërinë e saj pas nëntë muajsh, pas së cilës është e nevojshme doza e tretë e vaksinës.
Respektimi i masave të shtrënguara monitorohet nga autoritetet shëndetësore vendase, me mbështetjen e policisë.
Gjithashtu, klientët dhe mysafirët që nuk i përmbahen rregullit 2-G përballen me një gjobë administrative. /Albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih















