Lajme
Debati në Zvicër nëse fluturimet ndërmjet Cyrihut dhe Gjenevës duhet të ndërpriten
Fluturimet me distanca të shkurtra midis dy aeroporteve ndërkombëtare të Zvicrës kanë qenë të njohura para pandemisë dhe vazhdojnë të funksionojnë, megjithëse me numër të reduktuar fluturimesh. Ato përdoren kryesisht nga pasagjerët transit që lidhen me aeroportet ndërkombëtare nga Cyrihu dhe Gjeneva, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, delegatët në seancën vjetore rinore të parlamentit që po zhvillohet tani në Bernë, po bëjnë thirrje për ndërprerjen e shërbimit ajror, duke argumentuar se fluturimi 270 km dhe 30 minuta lë një gjurmë të madhe karboni dhe pasagjerët duhet të udhëtojnë midis dy aeroporteve me tren.
Ky argument u ngrit tashmë në vitin 2019 nga deputetë të Gjelbër dhe socialistë, por Këshilli Federal u përgjigj, atëherë dhe tani, se nëse këto fluturime të brendshme do të ndaloheshin, pasagjerët nuk do të udhëtonin 3.5 orë me tren, por do të lidheshin në qendra të tjera evropiane si p.sh. Frankfurt apo Londër, gjë që do të ishte e dëmshme edhe për mjedisin.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike Rritja e çmimeve e lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme ushtron presion mbi bizneset e... -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë











