Maqedonia
Maqedoni: Të rivaksinuar janë 46% e popullatës mbi 18 vjet
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të hënën dhe të martën janë aplikuar 8.518 doza të vaksinave kundër koronavirusit.
Prej tyre 1.883 janë dozë e parë, 1.938 janë rikvaksinime, ndërsa 4.700 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës.
“Deri më 9 nëntor gjithsej janë vaksinuar 811.226 qytetarë, të rivaksinuar 782.460, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 48.087 persona”, thonë nga MSH.
Sipas MSH-së, 54% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33 për e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.
“Përfshirja e vaksinimit me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57%, ndërsa me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 39% e popullsisë është e vaksinuar, ndërsa 37% ka pranuar dy doza të vaksinave”, thuhet në fund të njoftimit.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026” -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Solothurnit ndalon notin në lumenj Nxehtësia dhe thatësira po shkaktojnë probleme për Zvicrën. Kantoni i Solothurnit ka tërhequr kufirin dhe ka... -
Skyguide: Më pak pushime nga puna sesa pritej -
Qiratë në rritje në të gjithë Zvicrën -
Numër rekord i bankierëve zviceranë të papunë -
Turizmi nuk ka pësuar nga zjarri fatal në Crans-Montana














