Lajme
Vjenë: Rozeta Hajdari dhe ministrja Federale, Margarete Schramböck, patën takim të përbashkët
Mësohet se më 10.11.2021 një delegacion i udhëhequr nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, zhvilloi në Vjenë një takim bilateral me ministren Federale për çështje të Digjitalizimit dhe Ekonomisë të Austrisë, znj. Margarete Schramböck, transmeton albinfo.at.
Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte po ashtu edhe zëvendësministri i Ekonomisë, z. Mentor Arifaj.
Diskutimet u fokusuan kryesisht në zgjerimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, duke përfshirë lehtësimin e investimeve të huaja dhe ofrimit të mundësive për kapacitetet prodhuese të kompanisë austriake, Nearshoring, si dhe bashkëpunimin në fushën e transformimit digjital. Po ashtu mes palëve u dakordua mbi realizimin e një vizite të kompanive austriake në Kosovë në pranverë të vitit 2022.
Ministrja Hajdari dhe delegacioni po ashtu zhvilluan takime me zv. kryetarin e Odës Ekonomike WKO, z. Philipp Gady, ku ishin pjesë në punimet e projektit Access, të financuar nga Austrian Development Cooperation dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të Republikës së Kosovës, implementuar nga Eciks si dhe takime të tjera me Vienna Economic Forum.
Ambasadori Pllana ftoi kompanitë që ishin pjesë e projektit për një takim të përbashkët me kompanitë nga diaspora/ Rrjetit të bizneseve që veprojnë në Austri, në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet Në thelb të kësaj fundjave ishte projekti “The Guestkeepers”, i cili synon të trajnojë të rinjtë... -
Gjermani
Humb jetën në aksident trafiku në Gjermani një 30-vjeçar nga Kosova -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Ftesë për lexim letrar dhe diskutim me autoret Jehona Kicaj dhe Elona Beqiraj -
Argjentinë
Diaspora shqiptare në Argjentinë, tradita që ruhet brez pas brezi
Jeta në Zvicër
-
A po mbetet Zvicra prapa në transformimin e saj digjital? Përdorimi i përditshëm i teknologjive digjitale është një shenjë e një shoqërie të zhvilluar dhe me... -
A do të kompensoheni nëse fluturimi juaj anulohet për shkak të mungesës së karburantit? -
Nestlé njofton shkurtime deri në 180 vende pune në Francë -
Kriza e kerozinës: A do të anulohen fluturimet masivisht para festave të ardhshme? -
Dobësimi i rrymave oqeanike mund të ketë intensifikuar epokat e akullnajave, tregon studimi zviceran














