Lajme
Dr. Fauci nxit amerikanët të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës
Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara u bëri thirrje të dielën miliona amerikanëve që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 të bëjnë dozat përforcuese “për të rritur mbrojtjen” ndaj virusit.
Deri më sot, 34.5 milionë nga 196 milionë persona të vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara kanë marrë dozat përforcuese, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), megjithëse rreth 60 milionë vetë mbeten të pavaksinuar.
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Presidentit Joe Biden, tha për emisionin “This Week” të televizionit ABC, se “nuk ka mungesë qartësie” në lidhje me nevojën për doza përforcuese për shkak të rënies së efektivitetit të vaksinave të para me kalimin e kohës.
Ai tha se dozat e treta u japin njerëzve “qëndrueshmëri më të madhe”, megjithëse nuk është e qartë nëse ata që janë vaksinuar mund të vazhdojnë të kenë nevojë për vaksina përforcuese çdo gjashtë muaj ose çdo vit në të ardhmen.
“Ne do të shohim se çfarë do të thotë ta marrësh këtë dozë përforcuese, do të ndjekim shkencën, do të ndjekim të dhënat,” tha dr. Fauci në një intervistë tjetër për CNN-in./VOA
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













