Lajme
Të gjithë të rriturit në Francë mund ta marrin dozën e tretë
Bëhet e ditur se në shtetin e Francës vaksina përforcuese e COVID-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë të rriturit, me qëllim për të hyrë në ambiente publike, si restorante, kafene, kinema dhe muze, duke filluar nga viti i ardhshëm, tha të enjten ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, përcjell albinfo.ch.
Veran përjashtoi kufizimet, përfshirë “izolimin, orën policore, mbylljen e hershme të dyqaneve ose kufizimin e lëvizjes”, në një konferencë për media, për të zbuluar masat mes rasteve në rritje të koronavirusit.
“Kemi mjetet për të luftuar këtë valë të pestë. Mund të arrijmë ta kalojmë këtë valë pa kufizime të mëtejshme për popullatën”, tha ai, teksa njoftoi se vaksina përforcuese do të jetë e hapur nga e shtuna për të gjithë të rriturit, pesë muaj pas injektimit të tyre të fundit.
Në mungesë të dozës së tretë, leja shëndetësore, prova dixhitale e vaksinimit ose rezultati negativ i testit RT-PCR për hyrje në vende publike dhe sociale, do të jetë i pavlefshëm nga 15 janari, shtoi Veran.
Për të shtyrë 6 milionë personat e pavaksinuar drejt marrjes së vaksinës, qeveria uli vlefshmërinë e testeve RT-PCR në 24 orë, duke filluar nga 29 nëntori.
Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme nga 26 nëntori, në të gjitha mjediset e mbyllura, vendet publike dhe vendet e mëdha si tregjet e Krishtlindjeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Rritje 293 për qind e studentëve të huaj në Universitetin e Cyrihut ETH-të në Cyrih dhe Lozanë duhet të kursejnë para. Këshilli Federal vendosi së fundmi uljen e...
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve