Lajme
BE ndalon udhëtimet nga zonat e rrezikut nga varianti i ri i COVID-19
Varianti i ri i COVID-19 i konstatuar së pari në Afrikën e Jugut përbën shqetësim për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Omicron është pikasur tek udhëtarë nga Botsuana, Hong Kongu dhe Izraeli dhe ka mbërritur në Belgjikë, ku për tre javët e ardhshme baret dhe restorantet do të mbyllen në 11 të mbrëmjes, ndërsa klubet e natës do qëndrojnë të mbyllura.
“Kemi një rast të konfirmuar të këtij varianti. Është tek dikush që erdhi nga jashtë, që rezultoi pozitiv ndaj testit, që nuk ishte i vaksinuar dhe që nuk ishte infektuar më parë. Pra, kemi të bëjmë me një rast të konfirmuar,” – u shpreh ministri belg i Shëndetësisë Frank Vandenborucke.
Ndërkohë, Britania, shtetet e BE-së, Zvicra dhe Australia kanë ndaluar udhëtimet nga rajonet e prekura, pavarësisht kundërshtimit nga OBSH.
“Udhëtimet duhet të pezullohen derisa të kemi një tablo të qartë të rrezikut që përbën ky variant. Udhëtarët që kthehen nga këto rajone duhet të respektojnë rregulla të rrepta karantine,” – deklaroi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Ky variant i pestë mund të përhapet më shpejt për shkak të numrit të lartë të mutacioneve. Kompania “BioNTech” deklaron se do të zbulojë për 2 javë nëse vaksina aktuale e saj, “Pfizer”, funksionon ndaj Omicron-it.
Në rast se jo, ajo do ta modifikojë vaksinën për ta bërë të përshtatshme për variantin e ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit












