Lajme
Itali: Faturat e rrymës e gazit do të rriten nga 25-50%
Pa ndërhyrjen e qeverisë, faturat e gazit do të rriten me 50% nga 1 janari, faturat e energjisë elektrike me të paktën 17%, por ndoshta me 25%, është parashikimi nga Davide Tabarelli, president i kompanisë së njohur konsulente italiane ”Nomisma Energia”.
”Tarifat e gazit vendosen çdo tremujor nga ARERA, në bazë të çmimeve ndërkombëtare”, shpjegon Tabarelli.
”Por, këta, pasi heshtën për 10 vjet, në mesin e vitit 2021 u çmendën dhe tashmë janë jashtë kontrollit. Në tremujorin tetor-dhjetor, tarifa ARERA është 0,95 euro për metër kub. Por, duke pasur parasysh trendin e tregjeve ndërkombëtare, pa ndërhyrjen e shtetit për të qetësuar, në tremujorin janar-mars 2022 do të arrijë në 1,4 euro. E njëjta gjë vlen edhe për faturën e energjisë elektrike, e cila varet drejtpërdrejt nga çmimi i metanit, duke qenë se një pjesë e mirë e energjisë elektrike prodhohet nga impiantet e gazit”, shton Tabarelli, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
”Që nga 1 tetori kemi pasur një rritje të pabesueshme prej 30%, kur zakonisht rritjet ishin 1%. Sot në tregjet spot energjia elektrike kushton nga 250 euro për megavat orë në gati 300 (në të kaluarën dukej shumë kur kushtonte 40-50 euro). Pa një ndërhyrje të shtetit, rritja e faturës së energjisë elektrike më 1 janar do të ishte nga 17 në 25%”, theksoi ai.
Shkaqet e gazit të shtrenjtë për Tabarellin janë të shumta.
“E para është se rezervat janë të ulëta, sepse Rusia dërgon më pak gaz në Evropë. E dyta ishte rikuperimi i prodhimit pas pandemisë. Kina ka rritur kërkesën për gaz për të dalë nga qymyri, kompanitë e energjisë investojnë më shumë në burime të rinovueshme dhe më pak në fosile, por kërkesa për gaz nuk ulet. Era dhe energjia hidroelektrike në disa vende kanë reduktuar prodhimin për shkak të kushteve atmosferike. Më në fund, tregjet janë në duart e spekulimeve dhe politikanët nuk dinë se ku të shohin”, përfundon Tabarelli.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025










