Kuriozitete
Ja çfarë do të thotë në të vërtetë sinjali i ndihmës “SOS”
Të gjithë e kanë gabim.
Në vitin 1906, në Konferencën e Radios në Berlin, SOS u krijua si një sinjal ndërkombëtar për ndihmë, në vend të sinjalit më të përdorur më parë CQD.
Fjala “SOS” nuk është një akronim (shkurtesë), siç mendojnë shumica e njerëzve.
Edhe pse ka teori që sinjali do të thotë “Save Our Ship” (“Shpëtoni anijen tonë”),“Save Our Souls” (“Shpëtoni shpirtrat tanë”) dhe madje edhe “Send Out Succour” (“Dërgoni ndihmë”), e vërteta është se kjo fjalë nuk do të thotë asgjë në të vërtetë!
Kombinimi SOS u zgjodh për shkak të mënyrës së thjeshtë të dërgimit të sinjalit në kodin Morse, tre të shkurtër, tre të gjatë, tre të shkurtër, p.sh. • • • — — — • • •, dhe nuk i përfaqëson shkronjat SOS.
Është fjala më e shkurtër dhe më e thjeshtë në kodin Morse dhe zgjedhja është bërë pikërisht sepse nuk do të thotë asgjë, ndaj ka mundur të pranohej ndërkombëtarisht.
Titaniku dërgoi SOS
Gjithashtu u vu re se anija e parë që e përdori, duke kërkuar ndihmë, ishte “Sylvania” e kompanisë “Cunard”, kur pësoi një mbytje në Ishujt Azore, më 10 qershor të vitit 1907.
Përveç historisë, duhet shtuar fakti që SOS është në fakt vetëm një nga shenjat që marinarët përdornin për të dërguar një sinjal për ndihmë.
Titaniku i famshëm, i cili goditi ajsbergun në vitin 1912, dërgoi në mënyrë alternative sinjale SOS dhe CQD përmes radios.
Me kalimin e kohës, sinjali CQD u zhduk dhe SOS u pranua në mënyrë universale.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












