Kuriozitete
BMW shiti 1 milion vetura elektrike
Gjiganti prodhues gjerman i automjeve ka bërë të ditur se ka shitur një milion automjete elektrike, duke përfshirë këtu automjete plotësisht elektrike dhe ato hibride, teksa ka theksuar se planifikon të arrijë dy milionë shitje të automjeve plotësisht elektrike deri në 2025.
Rreth 70 për qind e shitjeve të automjeve elektrike deri më tani ishin hibridë, ka theksuar anëtari i bordit, Pieter Nota.
Ai ka shtuar se kompania beson që modelet hibridë do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm sidomos për konsumatorët që nuk kanë qasje të lehtë në pika të rimbushjes elektrike, shkruan Reuters.
Vazhdimi i modernizimit të automjeteve me djegie të karburanteve fosile ishte një tjetër hap i rëndësishëm për të bërë industrinë më të qëndrueshme, ka shtuar ai.
“Vetëm atëherë mund të bëjmë diferencën përgjatë bazës së konsumatorëve”.
BMW që moti ka pasur qëndrim për të investuar në një gamë të teknologjisë se sa që të fokusohet plotësisht në automjete elektrike me bateri për të ulur emetimet, dhe kundërshton përjashtimin e blerjes së automjeteve me djegie të karburanteve fosile.
Në këtë mënyrë, përcjell Reuters, prodhuesi i automjeteve synon që të ketë të paktën 50% të shitjeve botërore të automjeteve plotësisht elektrike deri më 2030, mirëpo ka përsëritur në raste të shumta që mungesa e infrastrukturës së pikave të rimbushjes përbën një vështirësi për një konsum më të shpejtë të automjeteve elektrike.
Shitjet në muajin nëntor ishin lehtë më ulëta se sa ato të vitit të kaluar, ka theksuar Nota, pasi një mungesë e qipave ka vazhduar të vështirësojë furnizimin.
Mirëpo, kompania mbetet e sigurt që do të shohë një rritje absolute të të ardhurave krahasuar me vitin e kaluar, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave















