Lajme
Franca fillon vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç
Në Francë ka nisur të mërkurën vaksinimi i fëmijëve nga 5-11 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran, tha se qendrat e vaksinimit ishin gati për të nisur pa humbur kohë vaksinimin e fëmijëve të kësaj grupmoshe.
Nisma vjen pasi Komiteti i Etikës në vend miratoi javën e kaluar vendimin për vaksinimin e kësaj grupmoshe, e cilësuar si vulnerabël ndaj virusit.
Rreth 90% e të rriturve francezë janë plotësisht të vaksinuar, si dhe mbi tre të katërtat e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë tha se pavarësisht situatës, fëmijëve 12-17 vjeç nuk do t’u injektohet një dozë e tretë.
Të rriturve në Francë u duhet të paraqesin një pasaportë vaksinimi ose test negativ nga COVID-19 për 48 orët e fundit, në mënyrë që të lejohen të frekuentojnë baret, restorantet, sajtet kulturore apo transportin publik në distanca të largëta.
Qeveria franceze nuk ka marrë deri tani ndonjë masë shtesë pas përhapjes së variantit Omicron të COVID-19.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












