Lajme
Kjo kompani ajrore anuloi 33 mijë fluturime
Lufthansa shkurton planin e fluturimeve dimërore si rezultat i kërkesës së reduktuar prej Omikronit. Po ashtu, mjaft pilotë janë të sëmurë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Carsten Spohr i tha gazetës Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung se ka një rënie të madhe të numrit të rezervimeve, veçanërisht në periudhën nga mesi i janarit deri në shkurt.
“Mungesa më e madhe shënohet tek pasagjerët tanë në Gjermani, Zvicër, Austri dhe Belgjikë, sepse këto vende janë goditur më rëndë nga vala e pandemisë”, tha Spohr.
Ai ka shtuar se Lufthansa po kryen vetëm 60 për qind të fluturimeve në krahasim me vitin para pandemisë 2019, me “afërsisht gjysmën” e numrit të pasagjerëve.
Spohr tha gjithashtu se kompania një numër fluturimesh i kryente aktualisht jo Shoqëritë ajrore përdorin të gjitha mjetet për të mos rimbursuar biletat sepse ka kërkesë për to, por sepse që për të mbajtur vendet e ngritjes dhe të uljes në aeroportet kryesore i nevojitet një numër minimal fluturimesh në ato destinacione.
“Për shkak të kërkesës së reduktuar në janar, ne do të kishim anuluar shumë më tepër fluturime. Por ne na duhet të kryejmë 18 mijë fluturime të panevojshme, vetëm për të siguruar të drejtat e ngritjes dhe uljes”, u ankua Spohr.
Lufthansa është grupi më i madh i linjave ajrore në Evropë dhe përfshin Eurowings, Austrian, Swiss dhe Brussels Airlines. Në tremujorin e tretë të këtij viti Lufthansa arriti për herë të parë të bëjë fitim, pas një periudhe të vështirë së pandemisë COVID-19.
Shumë pilotë të sëmurë
Për shkak se në këtë periudhë një numër pilotësh janë të sëmurë apo të shqetësuar për variantin Omikron, Lufthansa ka pezulluar edhe mjaft fluturime gjatë dy javëve të ardhshme. Ndër të bëjnë pjesë fluturime për Boston, Hjuston dhe Uashington si dhe disa fluturime për në Japoni.
Një përfaqësues i kompanisë i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se Lufthansa ka shumë pilotë dhe personel rezervë, “por ata nuk janë të mjaftueshëm duke pasur parasysh shkallën jashtëzakonisht të lartë të sëmundjeve”.
Edhe agjencitë ajrore amerikane United Airlines dhe Delta Air Lines anuluan përkatësisht 120 dhe 90 fluturime për shkak se ekuipazhi i tyre është prekur nga varianti Omikron.
Linja ajrore suedeze SAS tha se gjithashtu do të anulojë disa fluturime për shkak të virusit. Ryanair gjithashtu ka shkurtuar fluturimet për muajin janar me 33 për qind.
Kurse disa linja ajrore që operojnë brenda Evropës po regjistrojnë rritje të forta në periudhën e Krishtlindjeve këtë vit. Easyjet, Ryanair, SAS dhe Wizz Air po ofrojnë më shumë fluturime. /Deutsche Welle/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një badhkatdhetar që po shkonte në Kosovë u arrestua në Serbi e më pas u lirua Një bashkatdhetar, i cili ishte arrestuar sot nga autoritetet serbe gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, është... -
Mërgimtarët në Kosovë për festa, këto janë pikat më të ngarkuara kufitare -
Bazel - Zvicer
Thesar Abdullahu dhe Morgan Hetemi drejt studimeve doktorale në Zvicër -
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Akuza serioze ndaj Aare Seeland Mobil: Shoferët e trenave në kufijtë e durimit Shoferët e trenave të kompanisë zvicerane të transportit publik Aare Seeland Mobil (ASM) kanë ngritur akuza... -
Migros: Punëtorët e larguar nga puna mbeten pa dhurata të Krishtlindjeve -
Këshilli Federal heziton për masa më të forta në mbrojtjen e të rinjve në rrjetet sociale -
Përhapja e qirave Airbnb po rrit pakënaqësinë në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Pritet rritje e çmimeve të ilaçeve në Zvicër











