Lajme
Spitalet gjermane po përballen me mungesë stafi
Katër në çdo pesë spitale gjermane po përpiqen të plotësojnë vendet e lira në repartet e tyre të kujdesit të përgjithshëm dhe intensiv, sipas rezultateve të një sondazhi të publikuar të hënën.
Sondazhi i kryer nga Instituti Gjerman Spitalor (DIK) dhe i bazuar në intervista me pjesëmarrjen e pothuajse 300 institucioneve, zbuloi gjithashtu se 60 për qind e spitaleve prisnin të përballeshin me mungesa të stafit gjatë vitit 2021.
Në shkallë vendi, rreth 22.300 vende të lira pune në sektorin e përkujdesjes shëndetësore mbeten të paplotësuara, një numër ky që është trefishuar që nga viti 2016, sipas DIK, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Midis majit dhe korrikut kur u krye sondazhi, 84 për qind e spitaleve e kishin të vështirë të gjenin staf të ri në pavijonet e përgjithshme.
“Mungesa e personelit të kujdesit është problemi më urgjent në shëndetin publik, që duhet të vihet në krye të agjendës politike”, tha kreu i Federatës Gjermane të Spitaleve, Gerald Gass, që financon pjesërisht DIK-un.
Kufizimet gjatë pandemisë, si ulja e vendeve të lira pune dhe kufizimet në operacionet e rregullta, u përmendën si një arsye e rëndësishme për vështirësitë financiare të spitaleve.
E-Diaspora
-
AMC bashkon komunitetin në Cyrih për të ndihmuar familjet në Kosovë Action for Mothers and Children (AMC) do të organizojë ngjarjen e 8-të vjetore humanitare "Save a... -
Prekazi, dashuri, dhimbje dhe krenari kombëtare në manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit












