Lajme
Austri: Rreth 340 mijë të papunë do të përfitojnë bonuse prej 150 eurosh
Viti i Ri, bonus të ri!
Për shkak të bllokimit të fundit nga pandemia, partitë qeverisëse në Austri kanë vendosur një bonus përfitues gjatë janarit të vitit 2022. Kjo do të bëhet si një pagesë prej 150 eurosh. Deri në 340,000 të papunë do të marrin mbështetje financiare, shkruan albinfo.at.
Përveç të papunëve, përfitime sociale do të këtë edhe për përfituesit e kompensimeve ose pensionistët dhe studentët me bursë ose shtesë studimi. Kështu kanë njoftuar dy partitë qeverisëse, August Wöringer nga partia e ÖVP-së dhe Sigrid Mauer nga partia e Gjelbër.
“Synimi i kësaj është të mbështesim personat që nuk janë të punësuar gjatë krizës aktuale të Corona-s dhe që janë përballur me sfida financiare”, thotë ministri i Punës, Martin Kocher. “Mbështetja do t’u jepet të gjithëve atyre të cilët të paktën 30 ditë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor kanë qenë përfitues nga AMS apo ndihma sociale”, vijon ai. Sipas Kocher, pagesa pritet të bëhet automatikisht gjatë muajt janar 2022, përcjell albinfo.at.
“Shërbimi i mbështetjes shërben për të mbuluar ngarkesat shtesë të punës për shkak të bllokimit të kaluar. Sigurisht, qëllimi ynë parësor mbetet që njerëzit të punësohen shpejt”, shpjegon Kocher. Ministri i Punës llogarit se do të kualifikohen deri në 340 mijë persona.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










