Kuriozitete
A është i rrezikshëm sistemi 5G për aeroplanët?
Kompanitë amerikane të telekomit dhe kompanitë ajrore për javë të tëra po luftojnë mbi ndikimin e mundshëm të shërbimeve të gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në aeroplanë, që është e kundërta e asaj që po ndodh me shtrirjen e 5G-së në vendet e tjetra, teksa kjo teknologji po përdoret pa shfaqur shqetësime të reja të sigurisë.
Më poshtë mund të mësoni lidhur me mosmarrëveshjen, pasi më 3 janar kompanitë Verizon Communications dhe AT&T u pajtuan që të shtynin për dy javë përdorimin e kësaj teknologjie, duke u tërhequr nga një bllokim që kërcënonte të shkaktonte ndërprerje të fluturimeve.
Marrëveshja, të cilën e transmeton Reuters, premton që të shmangë shumicën, por jo të gjitha ndërprerjet e mundshme në udhëtimet ajrore nga vendosja e teknologjisë 5G.
Cili është problemi?
Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2021 nxorën në ankand për rreth 80 miliardë dollarë frekuencat e intervalit të mesëm për kompanitë e telefonisë mobile në intervalin 3.7-3.98 GHz (giga herz) në spektër, i njohur si C-Band.
Grupet e industrisë së aviacionit amerikan, në muajt e fundit, ngritën shqetësimet dhe Administrata Federale e Aviacionit (FAA), në nëntorin e vitit të kaluar lëshoi një paralajmërim zyrtar lidhur me rrezikun e ndërhyrjes me pajisjet e fluturimit.
Në industrinë e linjave ajrore, pajisjet që masin lartësinë, operojnë me intervalin 4.2-4.4 GHz dhe ka shqetësime se nuk ka hapësirë të mjaftueshme ndërmjet frekuencave që të përdoren nga kompanitë e telekomit.
Kompanitë janë përballur me presion nga Shtëpia e Bardhë, kompanitë ajrore dhe shoqatat e aviacionit, që kanë kërkuar vendosjen e teknologjisë pas shqetësimeve se 5G mund të ndërhyjë në pajisjet e ndjeshme elektronike të avionëve, siç janë pajisjet për matjen e lartësisë.
Pse kjo është e rëndësishme për aviacionin?
Pajisjet që masin lartësinë ndihmojnë në uljen e rrezikut të aksidenteve apo përplasjeve mes avionëve, pasi ato japin lexime të sakta të afërsisë së një avioni me tokën. Këto të dhëna po ashtu përdoren për të lehtësuar aterrimet e automatizuara dhe për të shmangur rrymat e rrezikshme ajrore.
Çfarë dallimi bën frekuenca?
Thënë shkurt, sa më e lartë të jetë frekuenca në spektër, aq më i shpejtë është shërbimi. Pra, në mënyrë që të marrin vlerën e plotë nga 5G, operatorët duan që të operojnë në frekuencat më të larta.
Disa nga spektri C-Band, që janë shitur në ankand në SHBA, ishin përdorur për radio satelitore, por kalimi në 5G nënkupton se do të ketë shumë më tepër trafik.
A është ky problem edhe diku tjetër?
Pas disa vitesh diskutimesh ndërkombëtare, më 2019 Bashkimi Evropian vendosi standarde për frekuencat e intervalit të mesëm 5G, në intervalin 3.4-3.8 GHz.
Ajo janë nxjerrë në ankand dhe janë vendosur në përdorim në shumicën e 27 shteteve të bllokut evropian, pa asnjë problem.
Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA), që mbikëqyrë 31 shtete, tha më 17 dhjetor 2021 se diskutimi i fundit ishte specifik për hapësirën ajrore të SHBA-së.
“Në këtë fazë, asnjë ndërhyrje e pasiguritë nuk është identifikuar në në Evropë”, tha Agjencia.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?











