Lajme
Mërgimtari: Po flinim, kishim edhe fëmijë me vete, paprimas u aksidentuam
Flet pasagjeri që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi
Njëri prej pasagjerëve që po udhëtonte me autobusin që u aksidentua në Krushevc të Serbisë, u shpreh se nuk ka të lënduar në gjendje të rëndë, transmeton albinfo.ch.
Ai u shpreh se në momentin kur ndodhi aksidenti, ishin të gjithë në gjumë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejtë.
“Ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, tha udhëtari.
Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur nëntë persona. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













