Shqipëria
Shqipëri: Shumë të diplomuar e pak vende pune
28% e te rinjve te arsimuar ne Shqipëri, janë të papunë
Mundi dhe sakrificat e diplomimit nuk janë të barasvlershme me një vend pune.
Anxhela Kuri ka përfunduar studimet për Letërsi. Ajo nuk ka mundur të gjejë një punë në profesionin e saj, pasi nuk ka eksperiencën e duhur, duke u detyruar të punojë part time jo në profesionin e saj.
“Në shkollë pjesa e praktikës mungon. Kam aplikuar dhe përgjigja është nuk ke eksperiencën e punës, gjë që unë si student nuk kam ku ta fitoj, sepse është një gjë që mungon. Nuk është puna te shuma, pagesa në fund të muajit, por unë të mësohen me punën dhe si funksionon puna në profesionin tim”, u shpreh Anxhela Kuri.
Një studim i organizatës ndërkombëtare të punës thotë se 70% e të papunëve në Shqipëri janë më arsim të lartë, ndërsa papunësia te të paarsimuarit është zero.
Në vendin tonë papunësia mbetet ende në shifra të konsiderueshme, tek të rinjtë arrin në 28%.
“Në tregun shqiptar nuk ka një studim të mirëfilltë se cilat janë ato pozicione pune që kërkohen ose cilat janë ato kompani, që duan të punësojnë staf…Shkollat në vetvete nuk duhet të shihen si institucione që gjenerojnë të ardhura, por të bëjnë studime tregu të shohin se cilat janë tendencat, cilat janë kërkesat nëse ofrohen punë sezonale, afatgjatë”, Eranda Ymerali, eksperte arsimi.
Në Shqipëri për vitin akademik 2020-2021, për 1000 banorë, 44 ishin studentë.
Degët e preferuara ishin Biznes, administrim dhe ligj me 31.173 studentë, në vendin e dytë me 21.195 ishin profilet shëndet dhe mirëqenie ndërsa inxhinieri, ndërtim dhe prodhim mban vendin e tretë me 20.537 studentë.
Të diplomuar për vitin 2020-2021, në arsimin e lartë ishin 32.889 të rinj, 17.585 vetëm në Bachelor.
Ofertat e punës në faqen zyrtare të agjencisë kombëtare të punësimit, janë 2195, për të gjithë Shqipërinë. Jurist, bankier, specialit IT, mjek janë disa nga profesionet që kanë kërkesa për vende pune. Sipas statistikave, janë rreth 30 mijë të arsimuar që nuk kanë se ku të punësohen.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë













