Lajme
“Solidariteti Zviceran” mbledh mbi 8 milionë franga për fëmijët në nevojë
Shoqata humanitare bamirëse Swiss Solidarity ka mbledhur 8 milionë CHF, si pjesë e një përpjekjeje për mbledhjen e fondeve për fëmijët në nevojë, brenda dhe jashtë vendit. Shuma e mbledhur ishte dyfishuar që nga fillimi i një dite speciale solidariteti më 17 dhjetor 2021, tha organizata në një deklaratë të hënën, shkruan albinfo.ch.
Paratë do të përdoren për financimin e projekteve për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve në Zvicër dhe jashtë saj. Drejtoresha e re e Swiss Solidarity, Miren Bengoa, tha se ajo ishte “shumë e impresionuar nga solidariteti i madh dhe shuma e dhuruar që rritej vazhdimisht”.
Popullsia zvicerane “ndan bindjen tonë se të ndihmosh fëmijët dhe të rinjtë është një investim në të ardhmen”, tha ajo.
Paratë do të përdoren për financimin e projekteve të kryera nga 24 organizata partnere zvicerane jashtë vendit, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












