Shqipëria
Shqipëria i plotëson kushtet për anëtarësim në BE
Ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën në Ministrinë e Jashtme Federale (njëkohësisht zëvendësministre e Jashtme) Anna Lührmann, zhvilloi sot në Tiranë takime me zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, zëvendësministren e Jashtme Megi Fino, Sekretarin e Përgjithshëm të Rrjetit Rinor Rajonal RYCO, Albert Hani, si dhe me përfaqësuese dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Gjatë bisedave, ajo theksoi se, “u gëzova shumë për pritjen e përzemërt gjatë vizitës time të parë në Tiranë. Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja Shqipërinë vetëm pak kohë pas marrjes së detyrës. Përmes kësaj dëshiroj të dërgoj një mesazh se Qeveria Federale i ka tejet për zemër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre të anëtarësimit në BE”, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe ne angazhohemi fuqishëm për nisjen sa më shpejtë të mundshme të tyre. Shqipëria ka bërë vitet e fundit një progres të konsiderueshëm në demokraci, shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut. Po ashtu janë krijuar strukturat për një përballje të vendosur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kjo meriton njohje dhe mbështetje”, tha Lührmann.
“Në këtë rrugë duhet të vijohet më tej me vendosmëri në mënyrë që procesi i reformave të mos bëjë hapa pas. Ngritja e një Tregu të Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, të dakordësuar me të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që mundëson lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor mbi bazën e planveprimit 2020, ka një rëndësi maksimale për zhvillimin e rajonit. Edhe me Qeverinë e re Federale Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i fuqishëm i Shqipërisë dhe një mbështetëse e rrugës së saj”, theksoi Lührmann.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












