Lajme
Aeroporti i Cyrihut, i mbushur me pasagjerë, njerëzit duan të udhëtojnë
Ani pse Zvicra po përjeton rekorde të infeksioneve me Covid, kjo nuk i ndalon zviceranët të udhëtojnë në vendet që ata dëshirojnë, njofton albinfo.ch.
Raportohen se të shumta janë fluturimet përmes Aeroportit të Cyrihut, por edhe numri i udhëtarëve është i madh.
Stephan Widrig, kryetar ekzekutiv i kompanisë që menaxhon aeroportin e Zyrihut, tha se pandemia nuk i ndalon dot dëshirat për të vizutuar vendet e tjera.“Pa dyshim, udhëtimi duhet të mbetet i mundur”, thotë Widrig.
Ndërkohë, për variantin e frikshëm Omicron për Widrig, do të mjaftonte të kryhej një test kur të mbërrish në Zvicër nga zonat e rrezikuara.
“I bëj thirrje Këshillit Federal të tregojë proporcionalitet, të mos vendosë ndalime të përgjithshme udhëtimi dhe të heqë dorë nga funksionimi, të paktën në raport me Europën, me një listë karantinash”, deklaron më pas presidenti i Zyrih Flughafen.
“Është e drejtë të sigurohet një ngadalësim i caktuar i lëvizjeve ndërmjet kontinenteve”, vëren menaxheri. “Por brenda zonës Shengen”, argumenton ai, “njerëzit duhet të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm”.
Duke pasur parasysh vëllimin e lartë të udhëtarëve, aeroporti i Cyrihut këshillon udhëtarët të planifikojnë kohë të mjaftueshme për të arritur në aeroport të paktën dy orë përpara nisjes për shkak të numrit të lartë.
Kush fluturon në SHBA, duhet të paraqitet tri orë përpara fillimit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














