Lajme
Leblebiat, vlerat ushqyese të tyre
Bishtajoret në përgjithësi janë një burim i pasur i proteinave të kualitetit të lartë me aminoacidet esenciale, kështu që nuk është befasi që shërbejnë si një zëvendësim për mishin. Ato përmbajnë shumë vitamina, me theks të veçantë ato të grupit B, sidomos acid folik, i cili është i vlefshëm për gratë shtatzëna.
Janë përplot me minerale të tilla, si: kalcium, magnez, hekur, zink, selen dhe fibra të tretshme dhe të patretshme. Në njëqind gramë përmbajnë rreth 360 kalori, 19 për qind proteina, gjashtë për qind yndyrë, 60 për qind karbohidrate, 17 g fibra dietike dhe 10.7 g sheqer.
– Leblebia dhe speci i kuq për më shumë energji: Një në pesë gra ka nivele të ulëta të hekurit. Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur nuk do të ndihmojë shumë nëse trupi nuk është në gjendje që të tretë ushqimin. “Hekuri që vjen nga bimët në organizmin tonë shpesh është i vështirë për tretje”, thotë Heather Mangieri, pronarja e një qendre ushqyese në Pitsburg. Hekuri në leblebia tretet më shpejt në organizëm nëse i shtoni spec të kuq. Pikërisht vitamina C nga specat është thelbësor për të lehtësuar absorbimin e hekurit.
Përmirësojnë shëndetin: Falë fibrave, pasi të konsumoni leblebia, më gjatë do të ndiheni të ngopur, por kanë edhe një avantazh të madh në lidhje me shëndetin, pasi kanë një efekt të dobishëm për kolesterolin dhe problemet me diabet, pasi e rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu kanë një efekt të mirë në shëndetin e zemrës për shkak të acidit folik.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












