Lajme
Cili shtet ka pasaportën më të fuqishme në botë?
Ka 227 destinacione në botë që kërkojnë pasaportë për të hyrë në kufi.
Të dhënat nga Indeksi i Pasaportave Henley llogarisin se sa destinacione udhëtimi janë të aksesueshme për 199 pasaportat që ekzistojnë në gjithë botën.
Më poshtë lexoni listën me 5 vendet më të prekshme nga qytetarët e botës:
- Irlanda dhe Portugalia me 187 vende
- Suedia, Holanda, Franca, Danimarka dhe Austria me 188 vende
- Spanja, Luksemburgu, Italia dhe Finlanda me 189 vende
- Koreja e Jugut dhe Gjermania me 190 vende
- Japonia dhe Singapori me 192 vende
Çfarë tregon kjo për lëvizshmërinë globale?
Pasaportat e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar mungojnë në vendet e para. Ato renditen në vendin e 6-të, së bashku me Zvicrën, Norvegjinë, Zelandën e Re dhe Belgjikën.
Shumë vende aziatike janë rritur në renditje. Japonia është në vendin e parë duke dëshmuar se ka pasaportën më të fortë në botë dhe lulëzon nga globalizimi.
Pasaportat e Sirisë, Afganistanit dhe Irakut, lejojnë hyrjen në më pak se 30 destinacione.
Indeksi përdor informacion nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA)./Euronews.al
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet












