Lajme
Zjarr në pyjet e Ticinos: Evakuohet popullsia, mbyllet porta doganore
Pas disa javësh thatësire , dje kanë shpërthyer zjarre në Monte Gambarogno, në rrethinën e liqenit Lago Maggiore. Era veriore favorizon flakët dhe pengon shuarjen
Pylli në Monte Gambarogno mbi liqenin Maggiore ndodhet nën flakët e zjarrit që nga mëngjesi i hershëm i të dielës. Sipas policisë së kantonit të Ticinos, është prekur një sipërfaqe prej gjashtë hektarësh, transmeton albinfo.ch. Zjarrfikësit nga Gambarogno dhe Bellinzona janë vazhdimisht në aksion për shuarje.
Tre helikopterë dhe një Super Cougar i ushtrisë po ashtu ndihmojnë për të arritur në zonën e cila është vështirë e arritshme.
Mbrëmjen e së dielës janë evakuuar 45 persona, njofton policia në deklaratën e saj. Ata janë banorë të fshatit Indemini dhe të zonës rreth zjarrit në pyll. Në rehgjion është përshtatur një objekt i mbrojtjes civile për ata që nuk mund të qëndronin tek të afërmit apo të njohurit.
Mësohet se janë kontaktuar edhe autoritetet italiane. Për të shmangur rrezikun, janë mbyllur për qarkullim Qafa Indemini, pika kufitare me Italinë dhe rruga kantonale (nga Fosano).
Shpërthimet e erës pengojnë punën e shuarjes
Era veriore që po fryn prej kohësh, ka shkaktuar thatësi dhe temperatura shumë të buta në Ticinon qendrore dhe jugore. Siç shkruan MeteoSwiss në Twitter, këto shpërthime kanë gjithashtu “efekte anësore të pakëndshme”, përcjell albinfo.ch. Ato ndihmojnë ndezjen e zjarreve në pyje dhe pengojnë punën e shuarjes.
Moti në Ticino është shumë i thatë. Prej datës 8 dhjetor të vitit të kaluar në disa zona nuk ka reshje; Autoritetet, qysh më 13 janar kanë vendosur një ndalim total për zjarret në natyrë
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












