Lajme
Rriten edhe çmimet e prodhimeve bujqësore e blegtorale në Kosovë
Përveç rritjes së pothuajse të gjitha produkteve e mallrave në Kosovë, këtë herë rritje për mbi 17 për qind, kanë pësuar edhe prodhimet bujqësore dhe ato blegtorale në fund të vitit 2021.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në raportin më të fundit të publikuar rreth “Indeksit të Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, për TM4 2021”, konstaton se gjatë vitit të kaluar, prodhimet bujqësore, në të cilat përfshihen prodhimet bimore dhe ato blegtorale, kanë pësuar rritje të madhe të çmimeve.
Në kuadër të blegtorisë, çmimet janë grumbulluar për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve.
Ndërsa, në kuadër të prodhimeve blegtorale, çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë, të cilat në tremujorin e katërt të vitit 2022, kanë pësuar rritje për 12.79%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, pra tremujorin e katërt 2020.
Kurse, në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë, çmimet e të cilave sipas ASK-së, janë rritur për 22.07 për qind në tremujorin e fundit të vitit 2021.
Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i të gjitha prodhimeve bujqësore në Kosovë ka pasur rritje për 17.24 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020, përcjell Buletini Ekonomik.
Nga prodhimet bujqësore, rritjen më të madhe muaj pas muaji e kanë shënuar vezët, të cilat në muajin tetor të vitit 2021 shiteshin me një çmim prej 2.81 euro, ndërsa në muajin dhjetor ato shkuan në një çmim prej 3.02 euro, për 30 copë.
Edhe kilogrami i grurit u rrit për 1 centë brenda tre muajve, ku nga 0.26 centë në tetor, u bë 0.27 centë në dhjetor. Pastaj, edhe çmimet e patateve u rritën në 0.57 centë për kilogram, lakra nga 0.34 centë në nëntor, në dhjetor u bë 0.41 centë, kurse fasulja ra në çmim në muajin dhjetor, nga 3.50 që tregtohej në nëntor, u bë 3.21 euro në dhjetor.
Rritje të madhe në çmim pësoi edhe kultura e gështenjës, e cila në muajin tetor-nëntor tregtohej me një çmim prej 2.14 euro për kilogram, ndërsa në dhjetor çmimi i saj shkoi në 2.69 euro.
Tutje, nga blegtoria, ku përfshiheshin kafshët e gjalla, çmimet në peshën e gjallë të tyre, pësuan rritje gjithashtu. Kështu, pula e fshatit (1 copë) nga 12.29 euro që shitej në muajin tetor, në dhjetor ajo shkonte me çmim prej 12.50 euro, kurse pula e fermës nga 1.99 në tetor e nëntor, u bë 2.00 euro në dhjetor. Edhe kilogrami i kafshëve të tjera, siç janë mëzet dhe mëshqerra, dele etj., shitej me çmime më të larta në dhjetor sesa në muajt paraprakë.
Ndryshe, sipas njoftimit të ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë, me ç’rast grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen./buletiniekonomik
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











