Lajme
Pica që kushton 500 franga zvicerane në Cyrih
E çuditshme, por e vërtetë. Një picë speciale e përgatitur kushtoi 500 franga në kantonin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Pica është një nga llojet më të njohura të ushqimit në Amerikë dhe në gjithë botën. Versioni modern i ushqimit u shpik në jug të Italisë, i cili përbëhet nga një byrek i sheshtë që është i përbërë nga brumë me maja dhe i mbushur me toptha të ndryshëm, siç janë djathi, mishi, perimet, erëzat, mes shumë përbërësve të tjerë.
Kemi dëgjuar se në botë ka shumë lloje të picave të shtrenjta, por një gjë e pazakont ishte në Cyrih në restorantin Napulé në Meilen, Raffaele Tromiro ofron pica të reja luksoze.
Për këtë gazeta 20 Minuten i ka kushtuar një artikull, ku gazetarja e këtij mediumi zviceran e ka provuar picën e përgatitur me tartuf të bardhë dhe me peta.
“Vërtet është një picë, të cilën unë asnjëherë nuk e kam shijuar. Po ndjehem si një princeshë”, ka pohuar gazetarja në storien e saj.
Nëse jeni adhurues i picave, ju ftojmë të njiheni me picën më të shtrenjtë në botë me një çmim të tillë marramendës.
Pronari Raffaele Tromiro ka deklaruar: “Këtë picë luksoze unë e kam përgatitur për mysafirët e mi. Mysafiri është mbret. Po qe se nuk dëshiron ananas në picë, te ne ai merr gjithçka. Pica ime e prefruar është Margherita. Në vendin e dytë tani radhitet pica ime e artë”.
“Për mua ishte vërtet një picë e mrekullueshme, por për 500 franga nuk do ta kisha provuar. Megjithatë, ishte një përjetim vërtet special”, ka përfunduar gazetarja zvicerane. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











