Shqipëria
Pilotja e parë femër në ushtrinë e Shqipërisë
Ushtarja Armela Murati ka shënuar historinë
Janë raste të rëndomta kur në kuadër të ushtrive të botës ka edhe femra pilote që drejtojnë makineritë ushtarake ajrore.
Por, në Shqipëri një gjë e tillë ka qenë e paparë deri më tani. Megjithatë, tashmë ushtarja Armela Murati ka shënuar historinë, duke u bërë femra e parë pilote e ushtrisë shqiptare.
Ajo nisi kursin për pilote 2 vjet më parë, kur edhe iu bashkua ushtrisë shqiptare.
“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkroi kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Nuk kisha synim të bëhesha pilote. Thjesht, doja t’i shërbeja vendit tim, fati deshi që unë t’i bashkohem Forcës Ajrore dhe tashmë jam edhe kursante. Presioni është goxha i madh, por unë kam ardhur me synime të qarta dhe dua që këtë hap që kam hedhur ta çoj deri në fund”, pati deklaruar pilotja Armela Murati në një deklaratë për media.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C... -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë












