Maqedonia
Ëmbla shoqërohet në shkollë nga presidenti i Maqedonisë
Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski ka dhënë sot një shembull model i cili ndikon direkt në jetën e personave me aftësi ndryshe, njofton Albinfo.ch.
Ai ka shoqëruar për në shkollë Ëmblën nga Gostivari, historia e dhmbshme e së cilës u bë publike ditë më parë, kur prindër dhe stafi i shkollës në Gostivar ia mohuan nisjen e vitit shkollor vetëm pse ajo ishte me Sindromën Down.
“Me prindërit e Ëmblës ka biseduar për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballen në baza ditore, duke u përqëndruar në mundësinë e tejkalimit të tyre. Pendarovski i inkurajon dhe mbështet prindërit në luftën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndet reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe Vendimin e Komisionit për parandalim të diskriminimi që të hapë procedurë për rastin me Ëmblën. Presidenti potencoi rëndësinë e zbatim të dispozitave ligjore për gjithëpërfshirje në arsim, duke potencuar përgjegjësinë sociale veçanërisht ndaj grupeve të prekura”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit













