Lajme
NATO, stërvitje në Adriatik, për herë të parë nga Lufta e Ftohtë
Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, një luftanije amerikane u vendos së fundmi në ujërat e detit Adriatik, për të kryer një seri stërvitjesh ushtarake.
Luftanija “Harry Truman”, si dhe njësi të tjera luftarake nga vendet anëtare të NATO-s, kryen në brigjet italiane aktivitete mbikëqyrëse nga 24 janari deri më 4 shkurt në kuadër të operacionit “Sulmi i Neptunit 22”.
Dy aeroplanmbajtëse, 15 anije dhe rreth 90 avionë luftarakë praktikuan gjatë kësaj periudhe manovra të përbashkëta dhe simuluan sulme ndaj objektivave armike.
Stërvitja u krye në një kohë kur Rusia ka grumbulluar trupat e saj në kufi me Ukrainën dhe pas paralajmërimit se këtë muaj dhe muajin e ardhshëm ajo do të kryejë një stërvitje të marinës së saj në Atlantik dhe Paqësor, ku do të marrë pjesë e gjithë flota detare.
Bëhet fjalë për një tregues force kundrejt vendeve të Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar pushtimin e Ukrainës pasi ka mbledhur mbi 100 mijë trupa në kufirin e saj dhe mbi 30 mijë të tjera në Bjellorusi për stërvitje të përbashkëta.
Nga ana e saj, Moska i mohon akuzat në fjalë dhe argumenton se lëvizja e trupave bëhet me synimin për t’u mbrojtur nga ekspansioni i NATO-s në Lindje.
E-Diaspora
-
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq... -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih















