Kosova
SHBA lavdëron Kosovën e Shqipërinë rreth bashkëpunimit energjetik
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lavdēruar Shqipërinë e Kosovën për krijimin e tregut tē përbashkët energjetik.
“Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur një treg të përbashkët të energjisë dhe energjia e rinovueshme është rritur fort. Vendet në rajon po diversifikohen dhe kanë nisur të marrin produktet e sakrificave të tyre”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, gjatë punimeve të mbledhjes së fundit të këshillit të përbashkët të energjisë i ngritur mes SHBA dhe BE që u mbajt këtë javë në Washington, transmeton Albinfo.ch.
Sipas tij, qëllimi thelbësor afatgjatë është përshpejtimi i tranzicionit të energjisë së pastër, në mënyrë që të mund të përmbushet objektivi i emetimeve zero dhe të parandalohet një katastrofë klimatike.
“Edhe kur adresojmë sfidat aktuale, ne jemi gjithashtu të fokusuar në qëllimin thelbësor afatgjatë të përshpejtimit të tranzicionit të energjisë së pastër, në mënyrë që të mund të përmbushim objektivat tona neto të emetimeve zero dhe të parandalojmë një katastrofë klimatike. Edhe këtu ne kemi punuar krah për krah, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Dhe ndoshta askund nuk mund të shohim fuqinë e bashkëpunimit të energjisë së pastër SHBA-BE më mirë se në Ballkanin Perëndimor. Për vite me radhë, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur përpjekjet për lidhjen e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor me ato të Bashkimit Evropian, për të përshpejtuar tranzicionin larg qymyrit dhe lëndëve djegëse të tjera fosile. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka ofruar grante dhe investime për të ndihmuar në zhvillimin e rrjeteve energjetike të Ballkanit Perëndimor, së fundmi edhe përmes Planit të Veprimit të Axhendës së Gjelbër. Ne kemi parë ndryshimin që kanë ndihmuar këto përpjekje. Shqipëria dhe Kosova kanë krijuar një treg të përbashkët të energjisë elektrike, prodhimi i energjisë së rinovueshme është rritur, vendet në të gjithë rajonin tani po diversifikojnë mënyrën se si e marrin energjinë e tyre. Pra, pavarësisht nëse është përballja me sfidën e menjëhershme të energjisë apo përshpejtimi i tranzicionit të energjisë së pastër, partneriteti mes nesh është kritik dhe ai bëhet gjithnjë e më i fortë. Mezi pres diskutimet sot se si mund të ndërtojmë mbi përparimin që kemi bërë dhe të eksplorojmë fusha të reja bashkëpunimi, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të rrisim sigurinë kolektive dhe prosperitetin për të gjithë njerëzit tanë”, tha Blinken.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C












