Ekonomi
Turqia ul taksat për ushqimet bazë
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi një ulje prej 7 për qind në taksat për produktet bazë ushqimore, ndërsa vendi përballet me inflacionin jashtë kontrollit.
Erdogan tha se Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të ulej në 1 për qind nga 8 për qind që është aktualisht për ushqimet. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe do të hyjë në fuqi të hënën.
Ai ka shtuar se paralelisht me uljen e taksës, qeveria pret që kompanitë ushqimore të ulin çmimet e tyre me 7 për qind. Ai tha se këto produkte ushqimore luajnë një rol të rëndësishëm për inflacionin.
Të dhënat zyrtare për janarin tregojnë se inflacioni është rritur në nivelin 48.69 për qind në vit, megjithëse ekspertët e pavarur thonë se është realisht mbi 115 për qind.
“Nuk do të lejojmë që inflacioni të shkatërrojë vendin tonë”, tha Erdogan.
Kritikët thonë megjithatë se vendi po vuan nga inflacioni i lartë për shkak të këmbënguljes së zotit Erdogan për të ulur normat e interesit. Ai beson se inflacioni shkaktohet nga normat e larta të interesit, në kundërshti me teorinë tradicionale ekonomike.
Banka Qendrore e Turqisë, pavarësia e së cilës është zvogëluar nga qeveria, kishte ulur normën bazë të interesit që në shtator. Kriza e monedhës e uli lirën turke në nivelet më të ulëta në muajin dhjetor. Për shkak se Turqia mbështetet tek importet për të plotësuar nevojat e saj energjetike, si dhe për materialet bazë dhe furnizimin me shumë produkte ushqimore, çmimet kanë arritur nivele jashtëzakonisht të larta.
Këtë javë lira turke shkëmbehej në nivelin 13.49 me dollarin. Niveli më i ulët i arritur në dhjetor ishte 18.36.
Ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, gjithashtu njoftoi një masë për të inkurajuar njerëzit të sjellin floririn që mund ta kenë mbajtur “nën jastëk”. Ai tha se nga 1 marsi do të çeleshin 1,500 objekte ku njerëzit mund të sjellin metalin e çmuar që do të integrohet në sistemin financiar në formën e depozitave.
Ai shtoi se njerëzit do të kenë gjithashtu mundësinë ta tërheqin më vonë floririn e tyre në formën e arit, nëse kështu do të dëshirojnë. /VoA/
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











