Lajme
Zvicër: Task Forca e Covid-19: “Bëmë një gabim”
Në fillim të janarit Task Forca vlerësoi se 10,000 njerëz mund të shtrohen në spital në Zvicër në javët e ardhshme.
Shifrat aktuale nuk e kanë pasqyruar këtë skenar ekstrem, me shumë më pak pacientë Covid të pranuar në spitale që nga fillimi i vitit, transmeton albinfo.ch.
Numri aktual i shtrimeve në spital është “rreth 25-30 për qind më i ulët se sa supozohet në skenarin më optimist”, tha kreu i Task Forcës, Tanja Stalder, në një intervistë me SonntagsZeitung.
Arsyeja e këtij mbivlerësimi, sipas Stalder, është se Task Forca e bazoi parashikimin e saj në të dhënat e kombeve të tjera. Por, siç doli, “në Zvicër nevoja për t’u shtruar në spital me infeksion Covid është ulur më shumë se në vendet fqinje“.
“Ne bëmë një gabim”, shtoi Stalder, “skenari ynë, për fat të mirë, nuk u realizua”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













