Lajme
Ministri gjerman: Mund të funksionojmë pa gazin rus
Gjermania mund të plotësojë nevojat e saj për energji pa gaz rus, tha ministri i saj i Ekonomisë të mërkurën, pasi qeveria vendosi të ndalojë miratimin e gazsjellësit të diskutueshëm, i njohur si Rrjedha Veriore 2, në mes të tensioneve në rritje në Ukrainë.
Gazsjellësi nënujor e dërgon drejtpërdrejt gazin rus në Evropë nëpërmjet Gjermanisë dhe është i kompletuar, por ende nuk funksionon.
I pyetur në radion publike nëse ekonomia më e madhe e Evropës mund të bënte pa furnizime me gaz natyror nga Rusia, aktualisht furnizuesi i saj më i madh, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, u përgjigj: “Po, mundet”.
Të martën kancelari Olaf Scholz tha se miratimi i gazsjellësit nga Rusia do të pezullohej në përgjigje të vendimit të Presidentit Vladimir Putin për të njohur dy rajone separatiste të Ukrainës.
“Shkëputja plotësisht nga gazi rus do të linte një vrimë të madhe në treg që në radhë të parë do të “rriste çmimet “, tha Habeck i Partisë së Gjelbër.
Megjithatë, kërkesat e Gjermanisë për energji mund të “kompensohen” me burime dhe furnizues të tjerë të energjisë, duke përfshirë një shtytje të përshpejtuar të burimeve të rinovueshme të përcaktuara nga qeveria, tha ai.
Gazsjellësi Rrjedha Veriore 2, i cili u përfundua, por nuk u miratua kurrë nga rregullatorët, ishte vendosur të rriste varësinë e Gjermanisë nga Rusia për gaz në 70 për qind të furnizimeve të saj totale.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë Është vizioni që del nga një studim i porositur nga Qyteti - Nevojiten zgjidhje të kombinuara... -
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB












