Lajme
Çka duhet të përmbajë një bukë e shëndetshme?
Një thënie thotë: “Ne jemi çka hamë” – rrjedhimisht, shëndeti është pasqyrë e mënyrës sonë të të ushqyerit.
Pjesë shumë e rëndësishme për jetë të shëndetshme është pa dyshim ushqimi. Hulumtimet e shumta shkencore e lidhin ushqimin e pashëndetshëm me sëmundje të ndryshme si kolesteroli, hipertensioni, diabeti, sëmundjet autoimune dhe disa lloj të kancerit.
Një ndër pyetjet që shumica prej nesh ia shtrojnë vetes ka të bëjë me sasinë e duhur të bukës që e konsumojmë çdo ditë.
Buka duhet të jetë pjesë e dietës së secilit, por si zëvendësim i bukës që tradicionalisht ka qenë pjesë e dietës shqiptare është buka e shëndetshme!
Por cila bukë është e shëndetshme?
Buka Bakery ju sjell mundësinë që të merrni shumë përbërës të shëndetshëm përmes konsumimit të produkteve të saj, që janë të bazuara në receta gjermane; bukë dietale, bukë spelt, bukë me arra, bukë e pjekur dy herë, bukë malësie, bukë fitnesi, broçe Spelt dhe shumë tjera.
Disa nga përbërësit e shëndetshëm të këtyre bukëve janë:
Mielli i thekrës është burim i shkëlqyeshëm i mineraleve, albuminave dhe të kompleksit të vitaminave B. Përveç se është i përshtatshëm për personat me diabet, është ideal edhe për personat të cilët kanë probleme me sistemin e tretjes. Gjithashtu përdoret në dieta, duke pasur parasysh që është i pasur me fibra dietale, që njëkohësisht pengojnë konstipacionin. Në hulumtimet shkencore është dëshmuar që ndikon pozitivisht tek femrat të cilat janë në menopauzë dhe ofron mbrojtje nga kanceri potencial i gjirit.
Mjalta është një ndër produktet më të shëndetshme që mund të konsumoni në mëngjes. Nuk ka përmbajtje të kolesterolit, yndyrës dhe sodiumit. Përdorimi i mjaltës në vazhdimësi ndihmon në pakësimin e reaksioneve alergjike, pasi ka përmbajtje të polenit.
Farërat e lulediellit japin kontribut në shëndetin e zemrës, ulin nivelin e kolesterolit në gjak, parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, përmbajnë veti antiinflamatore dhe shumë efekte tjera pozitive.
Tërshëra zvogëlon kolesterolin, është e pasur me antioksidantë, zvogëlon rrezikun e presionit të lartë të gjakut, stabilizon sheqerin në gjak dhe rritë sistemin imunitar.
Kurse konsumimi i arrave ndihmon organizmin të furnizohet me proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 dhe yndyrna të shëndetshme. Pra, arra është ushqim shumë i mirë për zemrën, trurin dhe gjithë organizmin.
Mielli Spelt, i cili është përbërës kryesor i disa produkteve të Buka Bakery, përmban vitaminat B1, B6 dhe E, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor.
Për këto bukë të shëndetshme është vetëm një vend në Kosovë; marketet Meridian Express dhe Buka Bakery te Qafa në Prishtinë.
Prandaj qëndroni të shëndetshëm, ushqehuni me bukë nga Buka Bakery dhe shijoni çdo kafshatë!
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












