Muzikë
“Festivali Alba” 2022 mbahet në korrik – biletat janë në dispozicion që tani
Festivali Alba 2022" do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 2 dhe 3 korrik në Hardturm të Cyrihut, kanë njoftuar organizatorët të premten pasdite
Pasi edicioni i vitit 2021 i festivalit të muzikës shqiptare nën qiell të hapur “Alba Festival” në 2021-ës qe anuluar dy ditë para datës së mbajtjes, organizatorët e Alba-s tani paralajmërojnë edicionin e radhës për në fillim të korrikut.
Kështu “Festivali Alba 2022” do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, më 2 dhe 3 korrik në arealin e stadiumit Hardturm të Cyrihut, kanë njoftuar organizatorët të premten pasdite, shkruan albinfo.ch.
Ata nuk kanë paralajmëruar ende emra pjesëmarrësish, por premtojnë prani të “yjeve ndërkombëtarë nga skena e muzikës hip-hop, R’n’B dhe pop muzikës shqiptare dhe kosovare” në eventin më të madh të këtij lloji nën qiell të hapur, në Evropë.
Për vizitorët do të ketë edhe specialitete të kuzhinës shqiptare dhe programe të tjera me të cilat 20 mijë fansa mund të festojnë për dy ditë kulturën e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Siç është njoftuar gjerësisht vitin e kaluar, Edicioni i 2021 i festivalit u desh të anulohej vetëm dy ditë para mbajtjes pasi kantoni i Cyrihut kishte tërhequr lejen. Arsyetimi i ndalimit ishte “për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve nga një numër i madh rastesh të reja me korona”, shkruan albinfo.ch. Fjala ishte për lajmet që përhapeshin ato ditë, sipas të cilave, “shumicën e të sëmurëve nga korona në spitalet zvicerane e përbëjnë ballkanasit, gjegjësisht shqiptarët, të sapokthyer nga pushimet në Ballkan.
Që atëherë, organizatorët kanë qenë në bisedime “të avancuara dhe konstruktive” me qytetin e Cyrihut për kompensimin e mundshëm financiar për anulimin e bërë në një afat kaq të shkurtër.
“Festivali Alba e sheh veten si një festival që lidh njerëzit nën qiell të hapur dhe dëshiron ta bëjë bukurinë dhe diversitetin e kulturës shqiptare dhe kosovare të prekshme për të gjithë përmes muzikës dhe kuzhinës”. Kështu thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i Festivalit.
“Ftojmë dashamirët e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të bëhen pjesë e këtij eventi unik muzikor. Risi është se mbahet në korrik në vend të shtatorit”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave













