Lajme
Konflikti në Ukrainë po ndikon edhe në farmacitë zvicerane
Shqetësimi i përgjithshëm për situatën në Ukrainë po shihet në farmacitë anembanë vendit. Farmacistët thonë se ka më shumë kërkesa për pilula gjumi dhe qetësues, si dhe pilula jodi.
Jodi është një masë parandaluese në rast të helmimit nga rrezatimi.
Shoqata Zvicerane e Farmacistëve thotë se kërkesa për jod po nxitet nga frika e një aksidenti bërthamor në Ukrainë, si dhe nga kërcënimet e Putinit për të vënë në gatishmëri arsenalin bërthamor të Rusisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët theksojnë se jodi duhet të merret vetëm nëse qeveria thotë se ka një emergjencë bërthamore – dhe më pas pilulat do të shpërndahen falas.
Siguruesi shëndetësor Helsana thotë se ndërsa konflikti ukrainas sigurisht që ka një efekt – është ende shumë herët për të nxjerrë ndonjë gjykim përfundimtar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











