Kosova
Borrell, i zhgënjyer me dialogun Kosovë-Serbi
"Nuk po ecën siç do të duhej"
Edhe një herë, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, është shprehur i pakënaqur me dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, ky proces s’po ecën me ritmin që do të duhej, përcjell albinfo.ch.
“Nuk po ecën. Unë jam i ngarkuar me këtë dialog dhe nuk po ecën. Të paktën nuk po ecën me ritmin që duhet të ecte. Bashkimi Evropian ka një mandat nga Kombet e Bashkuara për të koordinuar, shtyrë dhe aktivizuar këtë dialog. Unë kam caktuar një nga diplomatët më të mirë për këtë detyrë, dhe duhet të them që duhet bërë më shumë, duhet më shumë punë. Duhet të shtyjmë të dyja palët me qëllim që të kuptojnë se ka vetëm një zgjidhje për problemin dhe se ajo vjen përmes dialogut, duke e ditur ama që nuk do të jetë e lehtë. Është çështje shumë e komplikuar. Ju e dini sa e vështirë dhe e komplikuar ka qenë historia e Ballkanit gjatë 20 apo 30 vjetëve të shkuara. Por, e vetmja zgjidhje e këtij problemi është dialogu, dhe unë këtë po nxis, por jam i zhgënjyer që nuk po ecim me ritmin që kërkon problemi, sepse perspektiva evropiane e të dy vendeve po mbizotërohet plotësisht nga rezultati i këtij dialogu”, ka thënë ai në një intervistë për “DW”.
Borrelli ka thënë se mosdakordësitë mund të zhduken vetëm nëpërmjet dialogut. “S’di të ketë zgjidhje tjetër përveç dialogut”, ka thënë ai.
Për vizitën në Shqipëri, Borrelli ka thënë se është momenti i duhur për këtë vizitë për shkak se është moment kritik për procesin e zgjerimit.
Sipas tij, lufta në Ukrainë do të ndikojë në gjithçka, ndërsa për lidhjen me Ballkanin ka thënë se “Rusia do të shtojë influencën në Ballkan, do të mundohet të fitojë shpirtin e njerëzve, do të mundohet të zbatojë shumë fushata dezinformimi, do të mundohet të bindë njerëzit që ajo po lufton kundër nazizmit, që Zelensky është kriminel lufte, apo që po bën gjenocid kundër rusëve, ashtu siç po deklarojnë”.
Borrell ka thënë se në Ballkan ka shumë ndikim rus.
Ai e ka quajtur luftën në Ukrainë kambanë alarmi për Evropën.
Për pozicionin e Serbisë karshi Rusisë, duke mos i vënë sanksione, Borrelli ka folur për raportet historike.
“Vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor kanë marrëdhënie të ndryshme me Rusinë. Ky është fakt historik e gjeografik, por kryesisht historik, dhe nuk është sekret që Shqipëria është shumë më tepër në përputhje me Bashkimin Evropian në politikën e saj të jashtme se sa Serbia. Megjithatë, duhet thënë që Serbia ka votuar kundër Rusisë në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si hap shumë i rëndësishëm që e çon drejt anës së Bashkimit Evropian, ndërkohë që flitet për të drejtat e njeriut, sovranitetin e kombeve dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
E-Diaspora
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë -
Vjenë
Sot u jepet lamtumira e fundit kosovarëve të tragjedisë në Vjenë -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













