Kosova
Kurti kujton policin ukrainas të vrarë në veri
14 vjet nga sulmi i strukturave të Serbisë në Kosovë
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar policin nga Ukraina, i cili derisa po shërbente në Kosovë, më 18 mars 2008 vdiq, përcjell albinfo.ch.
Kurti në rrjetet sociale ka treguar për ngjarjen që ndodhën atë vit, pak pas shpalljes së pavarësisë, kur gjykatat në veri të Mitrovicën u bllokuan nga anëtarë të komunitetit serb dhe vetëm me ndërhyrjen e njësive speciale të policisë ndërkombëtare dhe trupave të forcave paqeruajtëse u liruan nga kontrolli i serbëve.

“Sot u mbushën 14 vjet nga vdekja e Ihor Kinal. Ai ishte polic nga Ukraina që po shërbente në Kosovë. Një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës u uzurpuan nga rreth 300 protestues të armatosur serbë. Për lirimin e këtyre objekteve, kishin ndërhyrë forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe të UNMIK-ut. Protestuesit që vinin nga radhët e strukturave ilegale të Serbisë, atë ditë kishin me vete armë dhe mjete të tjera shpërthyese me të cilat sulmuan policët. Ndër 88 ushtarakë e zyrtarë policorë, të KFOR-it e të UNMIK-ut, të cilët u plagosën apo lënduan ishte edhe polici i UNMIK-ut nga Ukraina, Ihor Kinal. Më 18 mars 2008, një ditë pas sulmit, 26-vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e plagëve të rënda të marra më 17 mars”, ka shkruar Kurti.
Ndërsa, ka thënë se varri i tij është në fshatin Ternopil të Ukrainës dhe se në shkollën e tij të mesme i është ngritur një memorial përkujtimor në nderim të shërbimit të tij në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Shprehu solidaritet me popullin e Ukrainës në luftën kundër agresionit rus.
Kurti ka thënë se sulmi më 17 mars 2008 u krye nga “grupe kriminale të strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë”.
“Ky rast më vonë është trajtuar edhe nga EULEX-i, i cili pati ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve: Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Aleksandar Aksentijeviq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqi”.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme











