Lajme
Rritet numri i zjarreve në pyje përderisa thatësira vazhdon në Zvicër
Kantoni jugor i Ticinos është goditur më së shumti nga zjarret pyjore, pasi thatësira që filloi në fillim të dhjetorit ka shtyrë disa rajone të rrisin nivelet e tyre të rrezikut nga zjarri, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch
Autoritetet në Centovalli në Ticino ishin në gjendje të vinin nën kontroll një zjarr të madh pyjor, pasi erërat u shuan të shtunën. Zjarri, i cili filloi katër ditë më parë, shkatërroi gjithsej 55 hektarë dhe detyroi evakuimin e 21 personave nga komuna e Verdasio. Dy shtëpi mbi fshat janë dëmtuar. Në kantonin Basel, reaguesit e parë arritën të parandalojnë përhapjen e një zjarri pyjor në Grellingen të premten. Indikacionet e para tregojnë se zjarri filloi në ‘dyshemenë’ e thatë të pyllit për shkak të aktivitetit njerëzor, të qëllimshëm ose të pakujdesshëm, tha policia.
Zjarrfikësit shuan një tjetër zjarr të premten, këtë herë në kantonin Vaud, ku u dogj gati një hektar pyll. Zjarri i madh në Centovalli është zjarri i tretë pyjor në Ticino këtë vit.
Autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës që të shmangë ndezjen e zjarrit në pyll ose pranë tij dhe të mos hedhin bishtat e cigareve dhe shkrepset në ambient të hapur, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë muajit shkurt Rregullat e reja për dhurimin e gjakut dhe testimi vjetor i sistemit kombëtar të alarmit janë... -
Eksportet zvicerane shënojnë rekord në 2025 -
Në Zvicër shënohet rritje rekord e incidenteve me pasagjerë në avionë -
Zvicër: Qeveria planifikon përmirësime të mëdha në transportin hekurudhor -
Zvicra refuzon kërkesën e Italisë për hetimin e zjarrit











