Lajme
Adnan Imeri zgjidhet kryetar i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër
Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Zvicër, është subjekti i ngritur si bashkim zemrash për një solidaritet të përhershëm vëllazëror ndaj viseve dhe trojeve amtare. Në historinë prej 25 vjetësh të ekzistencës së tij ka kontribuar me ndihma dhe akte të fuqishme solidariteti në Kosovë, Shqipëri, e në veçanti në Luginën e Preshevës.
Kurdoherë që e ka kërkuar nevoja, Fondi është përgjigjur me gatishmëri dhe bujari shqiptare, duke lënë gjurmë të fuqishme mbështetjeje për vëllezër të prekur nga fatkeqësi të ndryshme natyrore, për familje të lënduara nga luftërat apo edhe nga fatkeqësi të ndryshme, për qytetarë të cilët janë përballur me probleme shëndeti dhe me pamundësi financiare etj. Por, në kronikën e ndihmesave të fuqishme vëllazërore, Fondi është regjistruar si donator dhe kontribues në projektin më të madh, atë të ndërtimit të 100 shtëpive në Luginën e Preshevës, duke dëshmuar dhe mundësuar edhe një rezistencë të ndaljes së shpopullimit të trojeve tona.
Ndihmat e shpeshta për të varfëritë, subvencionet për studentët dhe interesimi pranë administrative shtetërore dhe analeve diplomatike për shkollimin e të rinjve dhe të rejave të Luginës, përbën një tjetër veprimtari të çmueshme të Fondit Humanitar. Energjia kontribuese e këtij bashkimi vullnetar dëshmohet edhe më premtuese tashmë kur në krye të tij janë zgjedhur drejtues të rinj, të cilët në vazhdim të traditës po forcojnë lidhjet me përfaqësues dhe drejtues institucionalë të shteteve tona dhe organizatave gjithëkombëtare.
Kështu në fund të muajit maj, në Wetzikon të Kantonit të Zyrihut, Fondi mbajti Kuvendin e saj të dhjetë, zhvilloi zgjedhjet e reja për mandatin e ardhshëm. Pas një elaburimi të punëve që janë bërë në mandatin e kaluar nga kryetari Ahmet Bektashi, vazhduan procedurat për zgjedhjet e kryetarit dhe kryesisë së re të Fondit.
Me vota unanime për kryetar u zgjodh Adnan Imeri, i cili prej vitesh ka dhënë një kontribut të paçmuar pranë kësaj organizate humanitare.
Ndërkaq, kryesia e re përbëhet nga:
Kryesia:
Adnan Imeri – Kryetar
Skender Memishi – zv.Kryetar
Dul Krasniqi – Nënkryetar
Ahmet Bektashi – Nënkryetar
Skender Destani – Sekretar
Arsim Ramizi – Arkëtar
Anëtarë të Kryesisë:
Avdi Osmani
Agon Latifi
Miftar Ibrahimi
Faton Qerimi
Ramadan Nuhiu
Këshilli Mbikëqyrës:
Muhamet Ibrahimi
Fadil Rama
Si të ftuar nderi ishin: Valon Gashi, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Fadil Selmani, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër, Xhelal Memeti, ish-kryetar i Fondit dhe anëtarë nderi, si dhe Vaxhid Sejdiu, Koordinator i “Shkollës Shqipe” në Zvicër.
Kryetari i sapozgjedhur, Adnan Imeri, pasi falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, theksoi se nuk po pranoi një “barrë”, por një obligim që njëherësh është nder dhe privilegj që me një përgjegjësi të madhe duhet drejtuar Fondi dhe së bashkë të vazhdojmë misionin tonë të shenjtë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Diskutimet u fokusuan në nevojën për një qasje më të strukturuar dhe të qëndrueshme, e cila... -
Paradoksi shqiptar: mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës -
Adis Tairi: Sistemi shëndetësor në Zvicër kërkon urgjentisht staf të ri -
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, një nga qendrat botërore të industrisë së aromave dhe shijeve Përveç diplomacisë dhe orëve luksoze, ky kanton zviceran mban një rol kyç në krijimin e përbërësve... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër po vazhdojnë të rriten -
Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë -
Çfarë dihet për të gjithë shtetasit jo-BE që punojnë në Zvicër? -
A do të preken udhëtarët në Zvicër nga kriza e afërt e karburantit të avionëve në Evropë?














