Lajme
Shoferi shqiptar i autobusit kapet në Gjermani pa vizë
28-vjeçari ka qenë në Gjermani vetëm si turist, por më pas ka qëndruar më gjatë pa leje. Tani ai duhet të largohet menjëherë nga vendi
Si pjesë e kontrollit të pasagjerëve të një autobusi në distanca të gjata nga punonjësit e grupit të kërkimit në kuadër të policisë rrugore Neu-Ulm, pasditen e së mërkurës në Leipheim, është kapur një 28-vjeçar shqiptar, transmeton albinfo.ch.
Policia ka konstatuar se personi në fjalë, pasi ka hyrë në vend si turist, më pas ka qëndruar në qytet shumë më gjatë se sa i kishte dhënë leje Gjermania.
Ai është kontrolluar në autostradën A8, në zonën e pushimit në Leipheim, shkruan augsburger-allgemeine.de.
Shtetasi shqiptar nuk kishte vizën e nevojshme për qëndrim në Gjermani, ka raportuar policia. Për shkak të shkeljes së ligjit të qëndrimit, atij ju desh të paguante një depozitë sigurie dhe më pas të largohej menjëherë nga Gjermania.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave















