Lajme
Sa do t’u kushtojë qytetarëve të BE-së ndalimi i gazit rus?
Sipas disa vlerësimeve, një veprim i tillë do t’i kushtonte çdo qytetari të BE-së.
BE-ja ra dakord për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë që lidhen kryesisht me embargon e qymyrit, por disa shtete kërkojnë që e njëjta gjë të bëhet edhe me gazin.
Në Francë, e cila importon vetëm 17 për qind të gazit rus dhe 13 për qind të naftës, ky veprim do të kushtonte nga 70 deri në 105 euro për frymë.
Por në Gjermani, e cila është 55 për qind e varur nga gazi dhe 34 për qind nga nafta e furnizuar nga Moska, çdo banor i Gjermanisë do të kishte një kosto shtesë vjetore prej 100 deri në 900 euro, në varësi të shkallës së sanksioneve ndaj gazit dhe naftës.
Disa vende të BE-së, si Franca, Italia dhe Spanja, do ta paguanin këtë masë me 0,15 deri në 0,20 për qind të PBB-së, por disa që varen shumë nga energjia ruse, si Republika Çeke, Sllovakia, Bullgaria, Lituania apo Finlanda, me pesë për qind.
Kjo do të përkthehej në një kosto të madhe për qytetarët vlerësojnë ekspertët, por ekziston frika se Rusia mund të kundërpërgjigjet duke mbyllur totalisht rubinetin e gazit.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit













