Lajme
BE-ja miratoi pakon e pestë të sanksioneve kundër Moskës
Zyrtarisht, Bashkimi Evropian ka miratuar pakon e pestë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj të paprovokuar kundër Ukrainës, njofton albinfo.ch.
Thuhet se në mesin e sanksioneve përfshihen ndalesa në importin e thëngjillit dhe mbylljen e porteve të bllokut evropian për anijet ruse, transmeton REL.
“Bashkë me katër pakot e tjera, këto sanksione do të shtojnë presionin ekonomik ndaj Kremlinit dhe do të vështirësojnë aftësinë për të financuar pushtimin e Ukrainës”, ka thënë blloku evropian përmes një deklarate më 8 prill.
“Këto masa janë më të gjera dhe më të ashpra, ashtu që të kenë ndikim edhe më shumë në ekonominë ruse. Ato janë krijuar në koordinim me partnerët ndërkombëtarë”, është thënë mes tjerash në deklaratë, duke shtuar se janë duke u përgatitur sanksione shtesë ndaj Moskës.
Sanksionet e reja shënjestrojnë gjashtë sektorë: thëngjillin, transaksionet financiare, transportin, importin dhe eksportin në Rusi dhe përjashtimin e Rusisë nga kontratat publike dhe fondet evropiane.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë kanë vënë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Synimi është që Moska të izolohet në aspektin ekonomik, financiar dhe diplomatik.
Këto sanksione janë përgjigje ndaj të dhënave për mizori të kryera nga trupat ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 5 prill se trupat ushtarake ruse kanë kryer disa prej “krimeve më të rënda” prej Luftës së Dytë Botërore dhe i kanë bërë thirrje Këshillit që ta mbajë Rusinë përgjegjëse.
Më 24 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar atë që e konsideron “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës. Rel
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor Më shumë staf nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare do të vendoset për kontrollin... -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara












