Kosova
Hotelet e Kosovës patën më së shumti vizitorë nga Gjermania e Zvicra
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin janar 2022
Në janar 2022, pjesë e anketës ishin 206 hotele që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
Sipas të dhënave të dala nga kjo anketë, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishin 31 223, prej tyre 46.77% ishin vendorë dhe 53.23% të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 54 627, prej tyre 45.70% nga vendorët dhe 54.30% nga të huajt, transmeton Albinfo.ch.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës, me 10 351 vizitorë dhe 19 106 net-qëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë.
Ndërsa sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra etj.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz Zjarri tani është nën kontroll. Megjithatë, operacionet e shuarjes së zjarrit janë ende duke u zhvilluar... -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër pritet të bien përsëri në vitin 2027 -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër













