Lajme
Belgjikë: Emigranti fiton llotarinë, nuk merr dot paratë e fituara për shkak se nuk ka leje qëndrimi
Algjeriani fitoi €250,000 nga një biletë me gërvishtje që e bleu për 5 euro në Belgjikë, nuk po arrin të marrë paratë prej statusit të tij të padokumentuar në vend,
Bëhet e ditur se një algjerian që fitoi €250,000 nga një biletë me gërvishtje që e bleu për 5 euro në Belgjikë, nuk po arrin të marrë paratë prej statusit të tij të padokumentuar në vend, përcjell albinfo.ch.
Çmimi është më i madh nga sa lejohet të paguhet me para në dorë dhe burri nuk ka dokumentet për të hapur një llogari bankare.
Fillimisht ai kishte dërguar një mikun e tij për të pretenduar çmimin, por ai ishte ndaluar nga policia si i dyshuar për vjedhje.
Fituesi thotë se kërkon të përdorë paratë e fituara për të ndërtuar jetën e tij në Belgjikë.
“Kur të marr paratë, do të blej një shtëpi të mirë për të jetuar në Bruksel, ndoshta edhe një makinë”, tha burri për rrjetin vendas Het Laatste Nieuws, të cilët nuk zbulonin identitetin e tij.
Por ai ende duhet të gjejë një rrugë për të pretenduar paratë e fitimit.
28-vjeçari nuk ka dokumente të vlefshme për të qëndruar në vend dhe as një vend të përhershëm banimi, shkruante rrjeti belg VRT.
Për arsye se ai nuk ka një llogari bankare, kompania e llotarisë thotë se nuk mund të bëjë pagesën, tha avokati i tij, Alexander Verstraete.
“Ne po kërkojmë për dokumentet që provojnë identitetin e tij. Ai do të kontaktojë familjen në Algjeri për të provuar gjeneralitetet”, tha Verstraete për rrjetin AFP.
Zëdhënësi i llotarisë nuk specifikonte se çfarë dokumentesh nevojiteshin për të bindur zyrtarët të lironin fondet e fitimit.
Prandaj fillimisht ai kishte ngarkuar një mikun e tij për të pretenduar paratë te selia e kompanisë në Bruksel, siç kryhet me fituesit e çmimeve mbi €100,000.
Por ai dhe dy të tjerë u ndaluan nga policia si të dyshuar se kishin vjedhur biletën fituese. Ata u liruan pasi fituesi u shpjegoi situatën.
Bileta fituese po mbahet tashmë nga gjykata e qytezës së Bruges, pranë portit të Zeebrugge, ku ishte blerë.
Avokati tha se autoritetet kanë premtuar të mos deportojnë nga vendi burrin, deri sa ai të marrë paratë e fitimit.
Ai ka ardhur nga Algjeria disa muaj më parë, duke lundruar me barkë drejt Spanjës, sipas mediave belge, e më pas në këmbë duke kaluar Francën para se të vinte në Belgjikë.
Ai thotë se kishte dashur të shkonte në Britani, por tani preferon të qëndrojë në Belgjikë, ku dëshiron të nisë një familje.
“Do të kërkoj dhe për një grua. Nuk do ta kërkoj me paratë e mia, por me zemrën”, tha burri për rrjetin vendas Het Laat.
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bursa shënon 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës me një aktivitet solemn... -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat?
Jeta në Zvicër
-
Dënohen me nga 15 vjet burg tre shqiptarët në procesin për gjysmë toni kokainë Në pranverën e vitit 2022, ata u përpoqën të merrnin një kontejner me gjysmë ton kokainë... -
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në










