Kosova
Kosova e Shqipëria, me pikë të përbashkët kufitare
Pika kufitare është hapur pas nënshkrimit të marrëveshjes midis dy qeverive në nëntor të vitit 2021.
Shqipëria dhe Kosova kanë hapur një pike të re të kalimit kufitar, atë të Shishtavec-Krushevës.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe homologu nga Kosova, Xhelal Sveçla, ishin të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të kësaj pike kufitare, e cila do të jetë në shërbim 24 orë në 7 ditë të javës.
Gjatë fjalës së tij, Çuçi tha se hapja e kësaj pike kufitare do të ndihmojë të dy komunitetet dhe do të çlirojë potencialet e zhvillimit turistik të zonës.
Ndërsa Sveçla u shpreh se kjo dëshmi e vullnetit të dy qeverive në Tiranë e Prishtinë për t’i tejkaluar të gjitha pengesat dhe për t’u lehtësuar jetën qytetarëve.
Pritet që së shpejti të finalizohet edhe zbatimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë të banorëve të brezit kufitar./euronews
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër











