Kosova
Serbia shqetësohet nga armatosja e FSK-së
Sipas kryeministres serbe kjo destabilizon Ballkanin
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar për TV Prva se është seriozisht e shqetësuar për armatosjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Kurti thotë se ne po armatosemi, ndërsa dikush tjetër po e armatos atë. Unë jam e shqetësuar se sa mbështetje ka pasur ai që serbëve të mos u lejojë të drejtën themelore për të votuar, fillimisht në referendum dhe pastaj në zgjedhje”, tha Bërnabiç.
Ajo theksoi se gjëra të tilla destabilizojnë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për deklaratën e kryeministrit malazez në largim, Zdravko Krivoikapiç, se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka shantazhuar me ushqime, Bërnabiç theksoi se është shumë e turpshme dhe se është fyerje e drejtpërdrejtë si për Serbinë, ashtu edhe për presidentin Vuçiç.
“Është një gënjeshtër brutale. Askush nuk e ka shantazhuar, Vuçiç nuk ka pasur kontakt me të. Ne thjesht u përpoqëm ta presim bukur në Serbi, të kemi bashkëpunim të mirë, pavarësisht se çfarë deklaratash vijnë nga Mali i Zi në Serbi”.
“Ne u përpoqëm t’u sigurojmë të gjithëve në rajon gjërat më të rëndësishme kur askujt nuk i shkonte në mendje”.
Të shtunën e 16 prillit, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe është duke e furnizuar Kosovën me raketa anti-tank “Javelin” dhe “NLAW.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër













