Lajme
Paditi punëdhënësin që i organizoi festë për ditëlindje, fiton 450 mijë dollarë
Kevin Berling nga Kentucky mori 450 mijë dollarë, pasi paditi punëdhënësin që organizoi aheng me rastin e ditëlindjes së tij.
Në fakt, Berling punonte në një laborator medicinal të quajtur Gravity Diagnostics. E punëdhënësit dhe kolegëve u kishte thënë se nuk dëshiron ndonjë befasi për ditëlindje, pasi vuan nga sulmet e panikut. Megjithatë, kërkesën e tij nuk e respektuan.
Ata organizuan aheng, kurse Berling siç edhe ishte pritur – ka pësuar sulme paniku dhe u detyrua të shkojë në veturë për të ngrënë drekën.
Sikur kjo të mos mjaftonte, shefi të nesërmen i kishte thënë se është sjellë “si një vajzë e vogël” dhe se ia “ka prishur disponimin kolegëve të tij”. Madje shpejt edhe u shkarkua.
Por rasti përfundoi në gjykatë, pasi Berling konsideron se ishte diskriminuar për shkak të gjendjes së tij psikike dhe se nuk i është mundësuar kryerja e punës në një ambient të sigurt./BBC
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












