Lajme
Austria sjell makinën më të fuqishme elektrike në botë
E kanë quajtur “bisha” austriake
Kompania e makinave austriake “Deus” i ka sjellë botës makinën elektrike më të fuqishme të krijuar deri më sot, shkruajnë mediat austriake.
Me super makinën Vayanne, kjo markë ka vendosur që të tejkalojë kufirin e fuqisë së këtyre makinave, që ishte vendosur nga Lotus Evija, me 2000 kuaj fuqi, përcjell albinfo.at.
Për ta bërë këtë gjë, Deus ka bashkëpunuar për anën teknike me Williams Advanced Engineering, ndërsa për dizajnin i ka kërkuar ndihmë italianëve të ItalDesign.
Deus Vayanne, i planifikuar për t’u prodhuar në vetëm 99 makina, do të dalë në treg në vitin 2025. Ajo do të ketë 2200 kuaj fuqi, që do ta bëjnë këtë makinë që të kapë një shpejtësi maksimale prej 400 km/h, ndërkohë që për 2 sekonda të arrijë nga 0 në 100 km/h.
Salloni Ndërkombëtar i Automobilave në Nju-Jork (15-24 prill) do të jetë eventi i prezantimit të madh të Deus Vayanne, ose makinës elektrike më të fuqishme në botë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e karburantit vazhdojnë të rriten në Zvicër Lufta në Iran i ka rritur edhe më shumë çmimet e karburantit në Zvicër. Brenda një... -
Testet zbulojnë nivel të lartë të PFAS në qumështin e Appenzell Ausserrhoden -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit













