Lajme
Humb jetën mërgimtarja shqiptare, ishte nisur për në Kosovë
Bëhet e ditur se një studente kosovare, D.N. ka humbur jetën në Itali, shkruan albinfo.ch.
Thuhet se mërgimtarja shqiptare kishte marrë rrugën për Kosovë, por që rrugëtimi për në aeroport doli të jetë tragjik për të.
Donika u aksidentua rrugës për në aeroport duke humbur jetën në aksident trafiku. Lajmi është bërë i ditur nga daja i të ndjerës, Kolë Krasniqi.
Ai ka treguar gjithë ngjarjen tragjike.
Shkrimi i plotë i tij;
Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin!
Sapo i përfundove studimet në Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke t’i ndërprerë të gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër të thyer dhe me lot në sy!
Ngushëllime, motra Verë, për vdekjen e vajzës!
Ngushëllime Familjes Nikollbibaj!
Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!

E-Diaspora
-
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë Veprat, që përfshijnë periudha të ndryshme të karrierës së tij, mund të shihen deri më 30... -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin”
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













