Shqipëria
Zvicra ndihmon në ndërtimin e qendrave të kujdesit shëndetësor në zonat e prekura nga tërmeti
Mbi 12,000 banorë në Ishëm dhe Borizanë po marrin shërbim më të mirë shëndetësor falë infrastrukturës moderne dhe të mirë-pajisur
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Adrian Maître dhe Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, vizituan qendrën e re shëndetësore në Ishëm.
QSH Ishëm u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u ndërtua prej themeleve pas shembjes së godinës së vjetër, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e shpejtë të qeverisë zvicerane. “Kjo është një qendër model”, shtoi Manastirliu, “jam shumë e kënaqur me standardet e larta të qendrës, ku komuniteti mund të marrë shërbime më të mira shëndetësore”.
Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, tha se mbështetja zvicerane për shëndetësinë në Shqipëri po rritet. Zvicra po ndihmon Shqipërinë të zbatojë modele të reja të kujdesit, si kujdesi në banesë, i cili është në përgjigje të nevojave të grupeve më vulnerabël.
Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Zvicra iu përgjigj shpejt kërkesës së Shqipërisë dhe siguroi mbi 9 milionë euro për aktivitete të ndryshme mbështetëse.
Referuar Raportit të vlerësimit të nevojave pas tërmetit, 22 qendra shëndetësore të kujdesit parësor u prekën nga tërmeti, 19 prej të cilave u dëmtuan pjesërisht dhe 3 ndërtesa u shkatërruan plotësisht. Mbi 45,000 njerëz nuk mund të merrnin më ose merrnin në mënyrë të kufizuar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor.
Projekti zviceran “Shëndet për të gjithë” (HAP) mbështeti Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në ndërtimin prej themeleve të 2 qendrave shëndetësore të shkatërruara në zonat më të prekura nga tërmeti: një qendër shëndetësore në Ishëm (Bashkia Durrës) dhe një tjetër në Borizanë (Bashkia Krujë). Investimi prej rreth 384,000 franga zvicerane përfshin projektimin, zbatimin, mbikëqyrjen, punimet, mobilimin dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. Në të dyja qendrat punojnë 14 profesionistë shëndetësorë (3 mjekë dhe 11 infermiere), të cilët i shërbejnë një popullate prej rreth 12,000 banorë.
“Si pacientët, ashtu edhe personeli shëndetësor, i janë shumë mirënjohës popullit zviceran”, u shpreh Dr. Mimoza Balani, Drejtoreshë e QSH Borizanë. “Puna në kushte të tilla të përmirësuara ndjeshëm na motivon që të bëjmë më të mirën”.
Një qendër e tretë shëndetësore, në Zall Mner (Bashkia Kamëz), gjithashtu e dëmtuar rëndë nga tërmeti, do të ndërtohet brenda këtij viti me mbështetje zvicerane.
E-Diaspora
-
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë Program kulturor dhe muzikor në Lozanë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës... -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë -
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim















